Mijëra persona mbeten pa energji elektrike në ShBA si pasojë e stuhisë dimërore

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Një stuhi dimërore ka sjellë borë të madhe dhe akull në disa pjesë të SHBA-së dhe Kanadasë. Më shumë se 145 mijë njerëz janë pa energji elektrike në disa shtete juglindore dhe mijëra fluturime janë anuluar.

Virxhinia, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut dhe e Jugut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Shërbimi Kombëtar i Motit i ShBA-së (NWS) deklaron se në disa zona priten më shumë se 30 cm borë.

Patrullat e autostradës raportuan qindra aksidente automjetesh, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Kishte gjithashtu parashikime për përmbytje të mundshme bregdetare në disa zona, duke përfshirë qytetin e Nju Jorkut dhe pjesë të Konektikatit, me paralajmërime se rrugët dhe infrastruktura mund të preken, shkruan BBC.

Më shumë se 3 mijë fluturime në dhe jashtë SHBA-së u anuluan të dielën, sipas faqes së internetit të gjurmimit të të dhënave FlightAware.

Aeroporti Ndërkombëtar Charlotte Douglas në Karolinën e Veriut ishte ndër më të goditurit, me pothuajse 90% të fluturimeve të anuluara. Derisa me anë të një mesazhi në faqen e internetit u kërkoi pasagjerëve të kontrollonin linjat ajrore përpara se të udhëtonin në aeroport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme