Mijëra të vrarë në Etiopi

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Mijëra njerëz janë raportuar të vrarë si pasojë e përleshjeve midis ushtrisë dhe rebelëve Tigray në Etiopi.

Konflikti është ndezur që 10 muaj, dhe nuk besohet të ketë ndonjë shenjë përfundimi.

Fronti Çlirimtar i Popullit Tigray (TPLF) të dielën ka thënë se kishte vrarë 3 mijë e 73 “forca armike”, dhe kishte plagosur 4 mijë e 473 të tjerë.

Ky sulm vjen pasi ushtria pretendoi se kishte vrarë më shumë se 5 mijë e 600 rebelë, pa specifikuar një afat kohor, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Gjenerali i lartë, Bacha Debele, ka thënë se 2 mijë e 300 rebelë të tjerë u plagosën dhe 2 mijë u kapën. Korrespondentët thonë se numrat mund t’i referohen betejave të fundit.

Është e vështirë të verifikohen shifrat nga të dyja palët për shkak të ndërprerjes së komunikimit në rajon.

Të ngjashme