Mike Pence më 2 gusht viziton Malin e Zi

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 17:39 | Nga

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, do të vizitojë Malin e Zi më 2 gusht. Autoritetet në Podgoricë kanë nisur përgatitjet intensive, ndërsa kanë paralajmëruar se masat e sigurisë do të jenë në nivelin më të lartë.

Pence do të jetë zyrtari më i lartë i administratës Trump që viziton rajonin.

Ai do të marrë pjesë një një takim të liderëve të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, nikoqir i të cilit do të jetë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Karta e Adriatikut është formuar në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA-ja me qëllimin specifik për t’i mbështetur vendet anëtare në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme