Mikrobet e dheut hanë plastikë alternative

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 09:23 | Nga

Hulumtimi i ri tregon se një plastike alternative e quajtur PBAT – shkurtesë e poly(butylene adipate-co-terephthalate) – mund të shpërbëhet nga mikrobet në dhé.

Studiuesit shpresojnë se materiali mund të shërbejë si një zëvendësim për filmat e mulchit të polietilenit. Sasi të mëdha të filmave PE shpërndahen në fushat bujqësore për ta rritur prodhimin e rendimenteve duke e ngritur temperaturën e dheut dhe duke e mbajtur lagështinë në tokë.

Hedhja e fletëve plastike është e vështirë dhe, pashmangshmërisht, sasi të mëdha të plastikës akumulohen në dhe. Ndotja me polietilen mund ta çrregullojë transportin e ujit dhe në fund ta degradojë shëndetin e dheut.

Hulumtuesit në ETH Zurich donin të kuptonin nëse një alternativë polimeri si PBAT do të ishte më ekologjike. Polimeri ishte konsideruar i biodegradueshëm për kompostim, por jo për përdorim në bujqësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme