Einxhel Shkira mbrëmë derisa po luante me banorët, u rrëzua dhe dyshohet se ka thyer krahun.
Sot gjatë ditës ajo është detyruar që përkohësisht ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP për t’iu nënshtruar një operacioni.
Miku i saj më i mirë, Flori Gjini, i cili është dhe moderator në emisionin “Shqipëria Live”, gjatë emisionit sot ka folur për gjendjen e Einxhelit.
“Interesi publik ka qenë i madh. Ndoshta unë do të zhvishesha nga roli i prezantuesit, e si një mik i Einxhelit, duke qenë se gjatë gjithë kohës së transmetimit ka pasur shumë mesazhe. Ajo është detyruar të futet në sallen e operacionit, operacioni është ende duke vazhduar. Por ajo e ka treguar që është një vajzë e fortë, e ka treguar që di ti kalojë edhe këto situata delikate”, tha Flori Gjini.
Theksojmë se Einxhel Shkira ende nuk dihet nëse do të vazhdojë lojën e Big Brother, apo do e përfundojë këtu aventurën e saj.