Milaim Zeka nuk do të dëshmojë në rastin e Limajt

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 12:07 | Nga

Edhe pse nga prokurori Charles Hardaway ishte kërkuar dëshmia e MIlaim Zekës, ai nuk do të dëshmojë në gjykimin e Fatmir Limajt.

Deputeti i koalicionit PAN Milaim Zeka nuk do të dëshmojë në gjykimin e Limajt dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre.

Dëshminë e Zekës e kishte kërkuar prokurori Charles Hardaway në gjykimin ku po për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar, përveç Limajt ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Refuzimin e kërkesës së prokurorit Charles Hardaway e bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues Maria Tuma.

“Propozimi i prokurorit hedhet poshtë. Provat e propozuara nga ana e prokurorit janë shumë të përgjithshme e asgjë specifike. Ky është vendimi i trupit gjykues”, tha Maria Tuma.

MIlaim Zeka do të jetë deputet i Koalicionit PAN në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Zeka fitoi 12 mijë e 82 vota.

Ai iu bashkua Nismës për Kosovën pak para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme