AC Milan mund të vendos sot nëse do të vazhdojë apo jo me një lëvizje për sulmuesin kroat, Mario Mandzukic.
34-vjeçari është një lojtar i lirë dhe ardhja e tij do të shërbente shumë për Zlatan Ibrahimovic. Të dy do të mund të luanin me rotacione, për shkak të moshës që kanë
Milani është i interesuar për të mos prishur dinamikën dhe harmoninë që ka krijuar tash e një vit, ndërsa vazhdon sfidën e titullit.
Momentalisht, “Rossonerët” janë në vendin e parë me 40 pikë, tri më shumë se Interi që gjendet një pozitë më poshtë.