Milani është befasuar në shtëpi nga Sampdoria duke luajtur baras 1:1.
Të shtunën në “San Siro” skuadra “kuqezi” ka bërë një hap prapa në luftë për titull të kampionit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e dominuar nga vendasit por nuk arritën t’i konkretizonin rastet.
Në pjesën e dytë mysafirët shënuan në minutën e 57-të me Fabio Quagliarellan që shënoi pas gabimit të Theo Hernandezit.
“Rossonerët” barazuan rezultatin në minutën e 87-të Jens Hauge për 1:1.
Deri në fund nikoqirët tentuan të shënonin por pa sukses.