Milani është i interesuar për Jose Callejonin e Napolit dhe mund të ofrojnë Suso në këmbim.
Rossonerët pothuajse me siguri do ta nënshkruajnë me Pepe Reinan në një transferim të lirë kur skadon kontrata e tij me Napolin.
Raportet e mediave kanë theksuar se gjithçka është e kryer rreth këtij transferimi dhe që spanjolli ka bërë tashmë testet mjekësore.
Sipas mediumit Il Mattino, Reina nuk është i vetmi lojtar i Napolit që Rossonerët janë të interesuar.
Kjo pasi skuadra nga San Siro është gjithashtu e etur për sulmuesin anësor, spanjollin Callejon.
Dy lojtarët ndajnë të njëjtin agjent, Manuel Garcia Quilon, dhe gjatë bisedimeve për Reina pati edhe një diskutim rreth bashkatdhetarit të tij.
Callejon do të kushtonte rreth 35 milionë euro, por Milani po mendon të ofrojë edhe Suson në marrëveshje te Napoli.
Drejtuesit e Rossonerëve do të ofrojnë Suson që të përpiqen të ulin koston e transferimit të Callejonit.