Milani është gati t’i largojë dy lojtarë në janar

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Milani thuhet se ka vendosur të shesë mbrojtësin Andrea Conti dhe mesfushorin Samu Castillejo në afatin kalimtar të janarit dhe italiani thuhet se mund të largohet falas.

Të dy lojtarët ende nuk kanë bërë debutimin e tyre këtë sezon sezon dhe sipas Calciomercato.com, ata me siguri do të largohen nga Rossonerët në afatin kalimtar të dimrit.

Conti, 27 vjeç, iu bashkua Rossonerëve në një marrëveshje prej 24 milionë eurosh nga Atalanta në vitin 2017, por nuk pati fat pasi pësoi një dëmtim në gju në fillim të kohës së tij me Rossonerët.

Sezonin e kaluar, ai u huazua në Parma, por u kthye në Milano pas rënies së klubit emilan në Serie B.

Milani mund ta lejojë atë të largohet falas në afatin kalimtar të janarit pasi kontrata e tij me kuqezinjtë përfundon vetëm gjashtë muaj më vonë, në qershor të 2022.

Të ngjashme