Milani harron të fitojë. Kuqezinjtë kanë regjistruar barazimin e tretë rrjesht në Seria A, pasi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Empolit.
Goli i Biglia që në minutën e 10-të krijoi idenë e një fitoreje të thjeshtë për të besuarit e Gennaro Gattuzos, një fakt që nuk rezultoi aspak i vërtetë, me vendasit e Empolit që arritën të shënonin edhe të merrnin një pikë mjaft të rëndësishme për objektivin mbijetesë.
Pas javës së 6-të Milan numëron vetëm 6 pikë, por ka edhe një takim për të rikuperuar, ndërkohë që Empoli mban vendin e 17-të me një pikë më pak se kuqezinjtë.