Me largimin e trajnerit Arsene Wenger në fund të sezonit dhe ardhjen e një emri të ri në stolin e Arsenal, tek skuadra londineze pritet se do të ndodhin disa ndryshime, si në largimin e disa lojtarëve, e po ashtu edhe prurjeve të reja.
Mesfushori anglez disa javë më parë, me refuzimin e rinovimit të kontratës me Arsenal, bëri me dije se e ardhmja e tij do të jetë larg “Emirates” nga sezoni i ardhshëm.
Jack Wilshere, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, po kërkon aventurë të re dhe duket se interesimi për të vjen nga Serie A e Italisë.
Fillimisht u raportua se Juventus kishte shfaqur interesim për 26 vjeçarin, mirëpo tani në luftë për mesfushorin anglez, si kandidat serioz po llogaritet edhe skuadra e Milan.
Megjithatë, me të kuptuar se Milan dhe Juventus i kanë ofruar pagë të majme Wilshere, drejtuesit e Arsenal ditëve të fundit janë hedhur në sulm, për ta bindur mesfushorin të qëndroj në Londër.
Shtypi britanik raporton se, “Topçinjtë” nuk dëshirojnë ta humbasin Wilshere me kosto zero dhe për këtë arsye i kanë ofruar edhe njëherë rinovim të kontratës me një pagë javore prej 100.000 funteve, që është për 10.000 funte më e ulët se shuma momentale që merr Wilshere tek Arsenal.
Megjithatë, kjo është ofertë më e mirë se ajo paraprake dhe arsyeja e vetme, thuhet se është refuzimi i Arsenal për ta lëshuar Jack Wilshere të largohet si lojtarë i lirë, pasi në qershor i skadon kontrata me londinezët.