Milani ka gati ofertën për Pochettinon

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Gennaro Gattuso pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Sipas “The Mirror”, skuadra italiane po tenton ta transferojë Mauricio Pochettinon nga Tottenhami.

Madje “kuqezinjtë”, janë të gatshëm të paguajnë edhe kaluzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh për trajnerin argjentinas nga Spurs, transmeton KTV.

Drejtuesit e klubit italian thuhet se i kanë premtuar Pochettinos një buxhet prej 300 milionë eurosh investime vetëm këtë verë, për ta bindur trajnerin ta marr drejtimin e klubit.

Pochettino ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023.

Të ngjashme