Milani kërkon goditjen e fundit në merkato, ofron 20 milionë euro për mbrojtësin e Lecces

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Milani po punon për një tjetër përforcim në orët e fundit të merkatos së transferimeve.

Kuqezinjtë kanë kthyer vëmendjen te mbrojtësi portugez i Lecces, Tiago Gabriel, të cilin e konsiderojnë një profil të përshtatshëm për projektin e trajnerit Ruben Amorim.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Milani ka paraqitur një ofertë fillestare prej 20 milionë eurosh për kartonin e mbrojtësit të lindur në vitin 2004. Megjithatë, kjo shumë nuk ka bindur klubin nga Salento, i cili kërkon një shifër më të lartë për të lejuar largimin e talentit të tij.

Të ngjashme