Milani e ka konfirmuar Alessio Romagnolin si kapiten të ri të klubit dhe e ka krahasuar atë me Alessandro Nestan, pasi ngjasojnë në karakter.
Romagnoli e pason shiritin e kapitenit nga Riccardo Montolivo, pasi qendërmbrojtësi nga “Rossonerët” përshkruhet si dritë në fund të tunelit, sidomos pas nënshkrimit të kontratës së re në “San Siro”, edhe pse flitej se mund të largohej gjatë verës, transmeton KTV.
“Alessio Romagnoli ishte drita në fund të tunelit në dy muajt më delikat të “Rossonerëve” gjatë verës dhe pëlqehet shumë edhe nga tifozët. Ai nderohet shumë edhe në dhomat e zhveshjes. Pa e vënë në dyshim atë se çfarë ishte Nesta, Romagnoli është i matur, i etur për suksese dhe serioz. Nuk është krahasim teknik, por më shumë në karakter. Për këtë arsye shiriti i kapitenit do t’i takojë Alessios dhe kjo është gjë e mirë”, thuhet në njoftimin e klubit “Kuqezi”.