Mesfushori i krahut, çeku Jakub Jankto, gjatë këtij muaji pritet t’i bashkohet Milanit.
Mediumet italiane kanë raportuar se Milani ka nisur bisedimet me Udinesen për Jankton, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Gennaro Gattuso, shkruan Koha Ditore.
Jankto, 21-vjeçar, këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 21 paraqitje në të gjitha garat.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, kurse Milani është i gatshëm që në ofertë të përfshijë edhe lojtarët si Manuel Locatelli e Gustavo Gomez. Interesim për Jankton tashmë një kohë të gjatë ka treguar edhe skuadra e Arsenalit.