Milani thuhet se po planifikon një goditje të trefishtë këtë verë me Mario Mandzukic, Marouane Fellaini dhe Keita Balde Diao.
Rossonerët po kalojnë edhe një sezon të dështuar me ekipin që përsëri nuk po mund t’i kap vendet që i dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Dështimet në Evropë dhe Serie A kanë alarmuar drejtuesit e klubit, të cilët po mendojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën, pasi verës së kaluar ku harxhuan më shumë se 200 milionë euro.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Mandzukic është sulmuesi ideal për Milanin e Gennaro Gattusos dhe kohëve të fundit ka refuzuar një lëvizje në Kinë, ndërsa Juventusi po kërkon 20-25 milionë euro për kroatin.
Në mesfushë, gazeta Tuttosport beson se Rossonerët po mendojnë për Fellainin, kontrata e të cilit me Manchester Unitedin mbaron në qershor, edhe pse klubi do të përballet me konkurrencën të fortë për shkak të statusit të tij si lojtar i lirë.