Theo Hernandez dhe Ante Rebic janë lënë jashtë listës së skuadrës së Milanit për t’u ndeshur nesër me Manchester United.
Rossonerët po përballen me një krizë lëndimesh me Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic, Ismael Bennacer dhe Hakan Calhanoglu të cilët gjithashtu janë jashtë fushe.
Theo dhe Rebic pritej të rikuperohen në kohë për përplasjen në Old Trafford pasi Stefano Pioli zbuloi javën e kaluar se ata kishin vetëm dhimbje të vogla në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi kundër Udineses.
Sidoqoftë, ata të dy janë të padisponueshëm kundër Djajve të Kuq nesër (e enjte), për takimin që fillon 18:55.
Pioli mund të mbështetet vetëm në dy sulmues kundër Manchester United: Rafael Leao dhe Riccardo Tonin, një lojtar nga ekipi i tyre i të rinjve.