Klubi i madh italian, Milani kishte mundësi për të transferuar talentin anglez të Chelseat, Tammy Abraham, por e refuzoi atë.
Abraham ka shkëlqyer këtë fillim sezoni me Blutë e Londrës, duke shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që talenti anglez të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, të cilat mendojnë transferimin e tij në vitin e ardhshëm.
Megjithatë, kishte klube të njohura që kishin refuzuar nënshkrimin me Abraham gjatë afatit të fundit kalimtar.
Sipas mediumit italian Tuttomercato, Milan hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Abraham, gjatë verës.
Gjigantët italianë menduan se 21-vjeçarit i mungonte përvoja në nivelin më të lartë dhe zgjodhën të mos bëjnë ndonjë ofertë zyrtare.