Milanoviq: Deri sa në Kosovë të lexohet literatura serbe, ajo është e jona

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 14:54 | Nga

Drejtori i agjencisë për marrëdhënie me publikun dhe marketingun i Represent Communications. Borislav Milanoviq thotë se është në interes të të gjithëve që të zgjidhet çështja Kosovës, transmeton Koha.net.

“Ne e kemi humbur luftën në Kosovë. Pos Asociacionit të Komunave serbe, vështirë se do të fitojmë ndonjë gjë tjetër”, citon n1 të ketë thënë ai.

Sipas tij, Kosova është temë edhe për ShBA-në, edhe për Europën e edhe për Serbinë. Ai thekson se Kosova duhet të pushtohet ekonomikisht.

“Disa fuqi të mëdha thonë se Kosova duhet të ndahet. Ne duhet që Kosovën ta pushtojmë ekonomikisht. Duhet që nga Serbia ta eksportojmë trurin dhe pastaj nuk kemi pse të brengosemi. Deri sa në Kosovë të lexohet literatura serbe, Kosova është e jona. Duhet që atje të jemi më shumë përmes gjërave konkrete”.

Duke komentuar fjalët e shefit të Zyrës së BE-së në Beograd Sam Fabrici i cili ka thënë se Kosova është elementi kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE, Miljanoviq ka thënë.

“Dëshiroj që Serbia ta ndryshojë sistemin dhe të bëhet demokratike, të respektohen liria dhe barazia. Për këtë arsye duhet që çështja e Kosovës të zgjidhet sa më parë dhe t’iu kthehemi çështjeve të tjera. Për këtë arsye Kosovën duhet shikuar ndryshe…dhe popullata shqiptare po e përjeton rënien e natalitetit, ndërsa një pjesë të tregut me mbajnë firmat serbe”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme