Dy deri në pesë milionë dollarë është shuma që i është ofruar Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj, Kanye, për të bërë publike fotot e fëmijës së tyre të tretë.
Por duket se asnjë shumë parash, sado e konsiderueshme të jetë ajo, nuk e bind Kim dhe Kanye që të bëjnë publike pamjen e vajzës së tyre, e cila erdhi në jetë pak ditë më parë.
Ky vendim i çiftit për të mos bërë publike pamjen e fëmijës së tyre, ka shtuar edhe më shumë kureshtjten e fansave si dhe ka nxitur konkurencën e mediave, të cilat janë të predispozuara të rrisin ofertat e tyre.