Milot Rashica pritet ngrohtësisht nga tifozët e Beshiktashit

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica ka arritur në Stamboll, ku në aeroport është pritur nga tifozë të Beshiktashit.

Ai dukej i lumtur me pritjen e ngrohtë që iu bë në Turqi.

“Çfarë mesazhi keni  për tifozët e Beshiktashit?”, ishte pyetja që iu bë futbollistit nga gazetarët turq.

“Jam shumë  i lumtur dhe i emociunuar që ndodhem këtu” , pasoi përgjigjja që erdhi nga futbollisti i njohur kosovar.

Milot Rashica është transferimi më i ri i skuadrës turke, Beshiktash.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, do të firmos kontratë 3 vjeçare me ekipin turk, transmenton KlanKosova.tv

Ai do të transferohet nga ekipi anglez ,Norvich City me vlerë mbi 5 milionë euro drejt skuadrës së Beshiktashit.

Të ngjashme