Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar Mimoza Ahmetaj në pozitën e Ministres së Integrimit Evropian.
Ahmetaj ka qenë Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.
Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si Ambasadore e Kosovës në Slloveni.
Më parë, Ahmetaj ishte Këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte Deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Mimoza Ahmetaj është e lindur në Prishtinë, më 1 tetor 1971.
Me profesion është doktoreshë, ndërsa është e martuar me Z. Ferid Koçani dhe kanë tre fëmijë.