Ministri austriak: S’përzihemi nëse Kosova e Serbia dakordohen për ndryshim kufijsh

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 15:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Austrisë përgjegjës për BE-në, artin, kulturën dhe mediet, Gernot Blümel, tha se shteti austriak do të pengojë nëse Kosova dhe Serbia do të merren vesh edhe për ndryshim kufijsh.

Këto komete ai i bëri pas takimit me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, kur u pyet për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi një qëndrim të qartë, nëse dy shtete pajtohen për një zgjidhje të përbashkët dhe paqësore, ne nuk e pengojmë atë zgjidhje ose atë”.

“Unë jam i vetëdijshëm që një zgjidhje paraqet edhe një sfidë në dialog”.

Kurse kur foli për liberalizimin e vizave tha se pret që kosovarët të lëvizin pa viza sa më shpjet, duke shtuar se ky është një proces shumë i rëndësishëm drejtë BE-së.

“Komisioni Evropian ka konfirmuar që kërkesat janë plotësuar nga Kosova dhe Parlamenti Evropian, ka votuar me shumicë më të madhe liberalizimin dhe tani është çështja që shtet anëtare të ecin një hap përpara”.

“Ne mendojnë që ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën drejt BE-së. Ne e mbështesim dhe shpresojmë që këtë të ja arrijmë edhe gjatë presidencës tonë”.

Ai përsëriti Austria do të jetë përkrahëse për proceset integruese të Kosovës, raporton EO.

“Presidenca e Austrisë ka tri pika me rëndësi, luftimin e imigrimit të paligjshëm, stabilitetin në rajon përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE”.

“Kemi shumë shpresë për dialogun me Beogradin sepse çështjet mund të zgjidhen vetëm përmes bisedave. Mbështetja e Austrisë për Kosovën do të vazhdojë ashtu siç ka qenë gjatë këtyre 10-viteve”.

Hoxha: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje e cila garanton njohjen reciproke

Ndërsa Ministrja Hoxha tha se ndonëse pajtohen që dialogu me Serbinë është proces i vështirë, vetëm aty mund të adresohen zgjidhjet.

Sipas Hoxhës mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një marrëveshje e cila garanton njohjen reciproke mes dy vendeve si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Ne e kuptojmë që do të jetë proces i vështirë, por pajtohemi që vetëm përmes dialogut duhet t’i adresojmë çështjet, zgjidhja duhet të jetë një marrëveshje që garanton njohjen reciproke në mes dy vendeve dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara”.

“Është shumë me rëndësi që Austria është njëri ndër partnerët më të fuqishëm dhe përkrahës posaçërisht në procesin e integrimit evropian”.

Hoxhaj tha se nga ministri austriak ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes në proceset që është duke kaluar dje do të kalojë Kosova.

“Për ne përkrahja e Austrisë është shumë e rëndësishme. Kam kërkuar nga ministri që përkrahja e Austrisë të vazhdoj deri në përmbylljen e procesit për liberalizimin e vizave që është shumë me rëndësi”.

“Përkrahja e presidencës austriake është kyçe në përmbylljen e këtij procesi. Përkrahja e Austrisë të vazhdojë edhe në shpejtimin e implementimit të MSA dhe në proceset e tjera të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne kemi përkrahjen e Austrisë edhe për procesin e dialogut që ta përmbyllim sa më suksesshëm”.

Fillimisht Blümel me bashkëpunëtorë u takua me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj. Ministri austriak pas Kosovës do të qëndrojë për një vizitë edhe në Maqedoni dhe Serbi.

https://web.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/338373950065410/

 

 

Të ngjashme