Ministri Berisha priti në takim atasheun gjerman të mbrojtjes

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 15:15 | Nga

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha priti sot, në ministri, atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, të akredituar në Republikën e Kosovës, nënkolonel Martin Herrmann.

Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe atasheut gjerman, nënkolonelit Herrmann, u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në fushën e sigurisë ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë.

Të dy bashkëbiseduesit u fokusuan tek aktivitetet konkrete të bashkëpunimit, sidomos te mbështetja që Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë ofruar, në vazhdimësi, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e shkollimit, trajnimit dhe këshillimeve e gjithashtu edhe për donacionet që qeveria gjermane ka dhënë për nevojat e FSK-së.

Ministri Berisha dhe atasheu Herrmann shprehen qëndrimin për vazhdimin e bashkëpunimit, edhe në të ardhmen, në mes të dy ministrive dhe të dyja forcave, nëpërmjet aktiviteteve të shumta, për të kontribuar në të mirën e përgjithshme dhe në forcimin të paqes dhe stabilitetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme