Ministri Bytyqi po merr pjesë në takimin e 6-të të ministrave të arsimit të Ballkanit Perëndimor në Beograd

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 13:06 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtarë të MAShT, po merr pjesë në Konferencen dyditore “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Edukim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion”.

Në ditën e parë të Konferencës, ministri Bytyqi dhe ministrat tjerë të arsimit të Ballkanit Perëndimor, do të diskutojnë për zhvillim të politikave rajonale, prioritetet për bashkëpunim rajonal, ngritjen e kapaciteve hulumtuese dhe inovative, reformat në arsimin e lartë, ngritjen e kapaciteteve për hulumtim në vendet e Balkanit Perëndimor dhe ndikimin që ka programi ERASMUS + në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa, në ditën e dytë do të diskutohet për mobilitetin inter dhe intra rajonal.

Ministri Bytyqi, e ka vlerësuar pjesëmarrjen në Konferencë si shumë të rëndësishme, fillimisht për integrimin ndërkulturor të vendeve brenda platformës, pastaj krijimin e mundësive të reja për studentët tanë për përfitimin e bursave, me qëllim studimi jashtë vendit, rritjen e bashkëpunimit në mes të rinjve dhe hedhjen e një hapi përpara drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të Konferencës po festohet dhe 30 vjetori i themelimit të Programit ERASMUS +. Në kuadër të kësaj komponente, Komisioneri evropian per edukim, kulturë, rini dhe sport, Tibor Navracsisc, përshëndeti anëtarësimin e Kosovës në programin ERASMUS + dhe bëri thirrje për vendet anëtare që të angazhohen për shfrytëzimin e fondeve të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme