Ministri Bytyqi pret në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim, drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant.

Qëllimi i takimit sipas Bytyqit ishte për të biseduar për aktivitetet e Korpusit të Paqes në Kosovë, në fushën e arsimit, por edhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Kam pritur sot në takim drejtoreshën e Korpusit të Paqes në Kosovë, znj. Darlene Grant, për të biseduar për aktivitetet e Korpusit të Paqes në Kosovë, në fushën e arsimit, por edhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Falënderova znj. Grant për përkrahjen e madhe që Korpusi i Paqes ka ofruar për sistemin arsimor, përmes angazhimit të rreth 70 vullnetarëve, në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë përcjellë përvojat e tyre te mësimdhënësit tanë, përmes një programi të trajnimit, i cili është i akredituar nga MAShT.

Ne kemi traditë në punët vullnetare, por vullnetarët e Korpusit e kanë shtuar edhe më shumë këtë vlerë përmes këtij programi, të cilin e kemi promovuar ku do ku na është dhënë rasti dhe jemi shumë të kënaqur me këtë bashkëpunim të ngushtë.

Edhe drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, znj. Darlene Grant, me informoj për aktivitetet e vullnetarëve dhe përvojën e mirë të tyre në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e madhe të Ministrisë së Arsimit, për të cilën theksoi se vlerësohet shumë nga Zyra e Korpusit të Paqes në Uashington.

Znj. Grant, i jam shumë falënderues edhe për certifikatën që më dha në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme