Ministri Bytyqi priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 15:42 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë,  Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e arsimit, në veçanti sa i përket trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave në arsimin profesional.

Ministri Bytyqi dhe ambasadori Sardi theksuan faktin se, arsimi cilësor krijon premisa të zhvillimit në sektorë të tjerë, veçanërisht në Kosovë, ku ka një numër të madh të të rinjve të gatshëm për tregun e punës.

Ministri Bytyqi e ka njoftuar ambasadorin Sardi me zhvillimet në arsim, si dhe me punën që është duke u bërë në përmirësimin e kualitetit në mësimdhënie dhe mësimnxënie, si dhe krijimin e kushteve për punësimin e të rinjve.

Ministri Bytyqi, po ashtu, ka falënderuar Republikën e Italisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në fushën e arsimit dhe ka kërkuar përkrahje të mëtutjeshme profesionale dhe financiare të Qeverisë së Italisë.

Ndërsa, ambasadori i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, tha se arsimi dhe teknologjia janë shtyllat kryesore nga të cilat varet zhvillimi i një vendi, ndërkaq u zotua se Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Italisë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme