Ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme,Bejtush Gashi, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilim Kiliç. Në këtë takim u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Gashi falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.
Poashtu u diskutua rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë që vazhdimisht i jep Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve.
Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.