Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka qëndruar për një vizitë në komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, z. Agim Bahtiri dhe më pas kanë marrë pjesë në mbledhjene përbashkët me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
Me këtë rast ministri Gashi falënderoi kryetarin Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi për punën që po bëjnë. Ai vlerësoi se siguria fillon pikërisht në nivel komunal, sepse nëse fillimisht nuk menaxhohet puna e mirë në terren, atëherë duhet të përshihen edhe institucionet tjera.
“Jemi në proces që policët të jenë në komunitet, duke u mbështetur tek filozofia e policit në lagje. Siguria ështëkomplekse dhe përkundër pozitës gjeostrategjike të komunës suaj, ka ulje të veprave kriminale”, theksoi ministri Gashi.
Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, theksoi se që nga viti 2013 ka një trend të dukshëm të rënieve të incidenteve ndëretnike dhe po ashtu ka rënie të veprave të tjera kriminale. Ai tha se përkundër asaj duhet të punohet me secilin qytetarë, në mënyrë që të adresohen problemet e tyre.
Ndërsa përfaqësuesit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, vunë në dukje se kanë hartuar planin e punës dhe planin e veprimit dhe deri në këtë fazë të raportimit gjendja e sigurisë është e qetë, ndërsa rastet e zbulimit të veprave kriminale janë mbi 60%.