Ministri gjerman: Absurd bojkoti i opozitës në Shqipëri

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 14:16 | Nga

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, deklaroi të hënën në Tiranë se opozita duhet të lërë rrugën e bojkotit dhe të hyjë në zgjedhje.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin Ditmir Bushati, Gabriel tha se kush nuk e bën këtë e largon Shqipërinë nga rruga drejt Bashkimit Europian.

Ai paralajmëroi se nëse parlamenti do të vijojë të bojkotohet dhe reforma në drejtësi do të bllokohet atëherë rruga drejt BE-së do të jetë më e gjatë për Shqipërinë dhe jeta e shqiptarëve do të vështirësohet.

Sipas kryediplomatit gjerman interesi kombëtar i opozitës nuk mund të jetë kaosi.

“Kush vend dëshiron të shkojë i sigurt drejt BE-së duhet të konsolidojë ligjet, Kushtetutën dhe parlamentin. Kush nuk e bën këtë ai e largon Shqipërinë nga rruga e BE-së. Partitë zgjedhin vendimmarrjet e tyre, por minimi i shtetit ligjor nuk është në interesin e BE-së”, ishin disa nga mesazhet e forta të përcjella nga ministri Gabriel sot në Tiranë, pas takimit me homologun Ditmir Bushati.

Kreu i diplomacisë gjermane nënvizoi rëndësinë që kanë për BE-në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi qenë të gëzuar që në Parlamentin shqiptar u mundësua me konsensus miratimi i ligjeve të rëndësishme dhe tani konstatojmë se tani reforma në drejtësi po pengohet. Pra kjo është absurde që deputetët e zgjedhur refuzojnë të bëjnë punën e tyre në parlament. Është e paimagjinueshme që opozita përpiqet të ndryshojë gjendjen jo përmes zgjedhjeve, por përmes bojkotit. Për ne është mjaft e rëndësishme që mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatohet reforma në drejtësi”, tha ministri i jashtëm gjerman.

Në vitin 2014, tha ai, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, ne ftuam vendet e këtij rajoni, që nuk janë pjesë e BE-së, por janë në rrugën drejt BE-së, që t’i çojmë përpara këto vende, dhe Shqipëria është mjaft me rëndësi në këtë proces. Duke ju referuar së shkuarës së regjimit komunist, Gabriel nënvizoi se mbetet shumë për të bërë në Shqipëri kur është fjala për realizimin e reformës në drejtësi.

Nëse ka diçka që e dallon Evropën nga pjesa tjetër e botës është realizimi i rregullave strikte të Kushtetutës dhe është pikërisht shteti ligjor ai që duhet të garantojë interesat e qytetarëve dhe jo ato të klikave të vogla apo grupeve të ndryshme, tha Gabriel.

Ndërsa u entuziazmuam nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi, vijoi ai, tani për fat të keq, me shqetësim shumë të madh, shikojmë që kjo reformë po pengohet. Askush në Evropë nuk e kupton këtë që parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin dhe mblidhen në çadër. Kjo është një rrethanë që ne nuk mund ta pranojmë, dhe kjo në një kohë kur pas pak javësh do të zhvillohen zgjedhje. Nëse deputetët nuk janë të kënaqur me atë që bën një qeveri duhet ta anatemojnë me zgjedhje, theksoi ministri i jashtëm gjerman.

Parimi bazë i demokracisë është, që në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, pakicat të pranojnë shumicat, pra thelbi është respekti ndaj Kushtetutës. Është e paimagjinueshme që një pakicë nuk përpiqet të ndryshojë gjendjen përmes zgjedhjeve, por përmes bojkotit të parlamentit. Këtu lind përshtypja se ka një fare frike lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi. “Për ne është mjaft e rëndësishme të zbatohet reforma dhe ne apelojmë si qeverinë dhe parlamentin që të punojnë mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, nënvizoi Sigmar Gabriel.

I pyetur për rezultatet e referendumit të djeshëm në Turqi, ministri i Gjermanisë, tha se pavarësisht rezultatit të ngushtë, do na duhet të presim rezultatet e vëzhguesve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme