Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën, zyrtarët e qeverisë ende nuk i kanë marrë pagat me rritje.
Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, thotë se ky vendim nuk po zbatohet derisa kjo çështje të inkorporohet në Ligjin e Pagave.
“Edhe Ministri i Financave sikurse zyrtarja e BE-së po kërkon që rritja e pagave të inkorporohet në Ligjin e Pagave”, ka thënë Fatmir Gashi, për Frontal të Televizionit T7.
Javën që lamë pas Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Kryeministri Ramush Haradinaj vetëm disa muaj pas ardhjes në Qeveri vendosi që të rriten pagat deri në 100 për qind për kabinetin qeveritar.