Ministri i Financave Bedri Hamza sot priti në takim delegacionin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), të kryesuar nga zëvendëspresidentja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MMC) Karen Sessions, ku diskutuan për thellim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë së Financave dhe MCC-së.
Me këtë rast Ministri Hamza e njoftoj zëvendëspresidenten e MCC-së Karen Sessions, për të arriturat e Kosovës ndër vite, me zhvillimet makro – fiskale, si dhe me planet zhvillimore për të ardhmen.
Ministri Hamza gjithashtu shfrytëzoi rastin që të falënderojë taksapaguesit amerikan që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në zhvillimin e shtetit tonë, dhe u shpreh i lumtur që institucionet e Qeverisë Amerikane janë pjesë e historisë së zhvillimit të Kosovës.
Po ashtu, Ministri Hamza theksoi se Ministria e Financave përkrah gjithmonë marrëveshjet me MCC-në si dhe ka ndihmuar në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova.
Ndërsa, zëvendëspresidentja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit Karen Sessions në emër të delegacionit falënderoi Ministrin Hamza për mbështetjen e ofruar nga ana e Ministrisë së Financave, si dhe e përgëzoj Ministrin për stabilitetin makro fiskal që ka Kosova. Ajo gjithashtu theksoi se falë përmbushjes së kushteve të parapara nga MCC-ja për Kosovën, Kosova është kualifikuar për ndihma më madhore nga MCC-ja.