Hoti e Magyar diskutojnë për ndërtimin e stadiumit nacional në Kosovë

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 17:13 | Nga

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot një delegacion të Qeverisë së Republikës së Hungarisë, të kryesuar nga Sekretari i shtetit për diplomacinë ekonomike të Republikë së Hungarisë Levente Magyar.

Gjatë takimit Ministri Hoti dhe Sekretari i shtetit hungarez për diplomacinë ekonomike Levente Magyar diskutuan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë në fushën e financave si dhe në ndërtimin e stadiumit nacional ne Kosovë.

Me këtë rast, Ministri Hoti falënderoi Qeverinë hungareze për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritanishme për Kosovën, me theks të veçantë për Marrëveshjen për themelimin e një programi kornizë për bashkëpunim financiar  në vlerë prej 62 milionë euro ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, tashmë të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë Péter Szijjártó.

Ndërsa  Sekretari i shtetit për diplomacinë ekonomike të Republikë së Hungarisë Levente Magyar duke falënderuar ministrin Hoti për pritjen tha se Qeveria hungareze  është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e financave dhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim të pranishëm ishin gjithashtu edhe Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markusz dhe zëvendës sekretari i Shtetit Zsolt Csutora dhe Ambasadorja e Republikë së Kosovës në Budapest Luljeta Vuniqi .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme