Ministri i FSK-së: Mbi 40 pjesëtarë serbë duan të largohen, kërkesat pasojë e sulmeve ndaj tyre

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 11:25 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me kërkesat e ditëve të fundit nga disa pjesëtarë të komunitetit serb për largim nga FSK-ja.

Ministri Berisha ka bërë të ditur se numri i tyre tejkalon 40-shin. Sipas tij, këto kërkesa vijnë si pasojë e sulmeve të qëllimshme ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së.

“Bëhet fjalë për raste grupore, numri e tejkalon 40 fishin. 137 serbë janë pjesëtarë të FSK-së. Për kërkesat për largim do të vendoset sipas procedurave dhe në afateve kohore”.

Berisha ka thënë se shantazhet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë për të braktisur FSK-në janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut, raporton Ekonomia Online.

“Pjestarët serbë kanë qenë shumë mirë të integruar dhe në nivel të përgjegjësive të tyre. Shantazhet dhe kërcimet janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Vlera po u pengon atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës. FSK do të vazhdojë në përmbushje të misionit të saj dhe përfundimin e tranzicionit në Forca të Armatosura, si forcë mbrojtëse”.

Ai ka shprehur keqardhje për pjesëtarët e FSK-së të cilët sipas tij, nuk mund të vendosin lirshëm për të ardhmen e tyre. Sipas tij, FSK ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për të gjitha komunitetet.

“MFSK vlerëson se këto kërkesa vijnë si pasojë e sulmeve të qëllimshme që u janë bërë pjesëtarëve serbë, janë bërë për të dëmtuar progresin, të arriturat dhe imazhin e FSK-së. Ndjejmë keqardhje për pjesëtaret tanë që s’janë lejuar të vendosin lirshishtë për të ardhmen e tyre. FSK ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për të gjitha komunitetet”.

Presionet e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së janë shpeshtuar në muajt e fundit, fillimisht me paraburgimet në vendkalimet kufitare me Serbinë, e më pas edhe me deklaratat e autoriteteve serbe se atyre iu kërcënohet dënimi deri me 10 vjet, për shkak të pjesëmarrjes në formacionet e huaja të armatosura. Janë shënuar edhe disa raste të sulmeve me koktej molotovi ndaj pronës së këtyre pjesëtarëve.

Të ngjashme