Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, sot do të qëndrojë në Kosovë.
Ai fillimisht do të pritet në një takim nga homologu i tij kosovar, Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. Pas takimit, të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media e cila pritet të nisë në orën 14:00.
Dimitrov më pas do të ketë një takim me kryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë do të përmbyllë takimet e ditës së sotme në Kosovë me një takim nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.