Ministri Kuçi bisedoi me drejtorin e ri të Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me drejtorine ri të Bankës Botërore për Kosovë,MassimilianoPaolucci.

Takimi ishte me karakter njohës nga të dy palët, ku është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ministri Kuçi duke falënderoi Z. Paoluccipër mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës, po ashtu e njoftoi për nëntë masat që ka parapa Qeveria e Kosovës të ndërmarrë për rimëkëmbjen ekonomike në vend.

Z. Paolucci i premtoi Ministrit Kuçi mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën edhe në të ardhmen, në veçanti pas situatës së vështirë ekonomike të krijuar në Kosovë si pasojë e Pandemisë.

MassimilianoPaolucci e merr detyrën e drejtorit të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut më 1 korrik 2020.

Të ngjashme