Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka prezantuar projektet infrastrukturore të planifikuara për Komunën e Skenderajt.
Lekaj përmes një shkrimi në llogarinë e vet në Facebook, ka thënë se për vitin 2019 për këtë komunë do të shpenzohen 1.66 milion euro.
Shkrimi i plotë i ministrit Lekaj
Javën po e fillojmë më shpalosjen e projekteve infrastrukturore të planifikuara për Skenderajn.
Një buxhet prej 1 milion e 660 mijë euro, në 2019-ën do të shpenzohet në këto projekte:
Ndërtimi i rrugës Açarevë-Siqievë dhe Açarevë-Plluzhinë
Ndërtimi i rrugës Kotorr-Qubrel
Ndërtimi i rrugës Syreigan- Pemishtë
Ndërtimi i rrugës në Polac
Ndërtimi i rrugës Kuqicë- Tërnavc
Ndërtimi i rrugës Skenderaj-Vushtrri (fshati Krasmirovc)
Vazhdimi i rrugës 17 shkurti dhe rregullimi i rrugës Rezallë e Re-Rezallë e Vjetër
Me qëllim të përfundimit të këtyre projekteve, për vitin e ardhshëm Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka planifikuar 1 milion e 720 mijë euro.
Vazhdojmë punën në secilën komunë, që t’u ofrojmë qytetarëve rrugë cilësore.