Let’s Do It Kosova shumë shpejt me bashkëpunim edhe me Maqedoninë e Veriut
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriu, Naser Nuredini, ka vizituar organizatën Let’s Do It Kosova ku u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në aktivitete mjedisore edhe në Maqedoninë e Veriu
Sot kishim kënaqësinë të prisnim në zyret tona për një vizitë Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonise së Veriut, z. Naser Nuredini.
Së bashku u dakorduam që të shohim mundësitë e ndonjë bashkëpunimi në aktivitete mjedisore në të ardhmen.