Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin bullgar në Prishtinë, Hristo Gudjev. Me këtë rast, ambasadori Gudjev,  përveç urimeve për detyrën e ministrit, theksoi edhe mbështetjen e shtetit të Bullgarisë si anëtare e NATO-s në funksion të realizimit të synimeve për integrime euroatlantike dhe iniciativat rajonale dhe organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga ana e tij, ministri Mehaj e njoftoi me prioritetet e tij si dhe vlerësoi përkrahjen e shtetit mik bullgar për Kosovën, Ministrinë e  Mbrojtjes dhe FSK-së. Në fund,  të dy u pajtuan se është i nevojshëm forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në interes të përbashkët dhe në interes të stabilitetit, paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Të ngjashme