Ministri Mehaj: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm, ëndërr e çdo qytetari

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 10:53 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka folur edhe për shërbimin ushtarak të detyrueshëm, raporton Ekonomia Online.

Sipas Mehajt, shërbimi i detyrueshëm ushtarak është ëndërr e çdo qytetari, derisa thotë se kanë plan të hartuar për ushtri profesionale.

“Besoj se është ëndërr e çdo qytetari të Kosovës që të kemi ushtri të mirëfilltë, po të jetë edhe mundësia që çdo individ të shërbejë në Ushtrinë. Përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale, por ne jemi në koordinim me partnerë për të parë mundësitë se në çfarë faza e mundësish mund të bëhet obligative ushtria në të ardhmen”.

“Duhet të marrim plane konkrete edhe të shteteve tjera, si ato shtetet baltike që kanë kaluar të njëjtat faza e me kërcënime nga Rusia, siç ne kemi nga Serbia. Jemi në koordinim, por me më rëndësi është të ceket që çdo veprim merret në koordinim me ShBA-në për benefite të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Kosovë ka interesim të madh të të rinjve për t’u bërë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës.

Më pas kryetari i Komisionit, Haki Abazi e ka mbyllur mbledhjen, derisa ka kërkuar që mediet të dalin jashtë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme