Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është parë sot duke bërë ushtrime fizike, bashkë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas fotografive të publikuara nga Gazeta Nacionale, Mehaj ndonëse i veshur me kostum, shihet teksa manovron mbi shpinën e një ushtari.
Mehaj është bërë në prej ministrave më të popullarizuar të Qeverisë Kurti. Edhe në një anketë të Gazetës Express, Mehaj ka qenë i preferuari i qytetarëve, duke fituar më së shumti vota.

