Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfere, Hekuran Murati, ka kërkuar zëvendësimin e burimeve të financimit për shpenzimet ndaj pandemisë Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Murati kërkoi që shpenzimet për shtesat e mjekëve që kanë qenë të regjistruara në Pakon e Rimëkëmbjes, të regjistrohen nga burimet tjera.
“Ky propozim-vendim vjen si zëvendësim i burimit të financimit që kemi të bëjmë me shtesat ndaj punëtorëve shëndetësor ndaj Covid-19, dhe meqenëse u janë ndarë këtyre punëtorëve shëndetësor, shpenzimet u janë ndarë përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike, mirëpo pasi që kemi vendim për mbulimin e këtyre shpenzimeve, në mënyrë që të ndryshojë zëvendësimi i burimeve, pra shpenzimet të regjistrohen si pjesë e marrëveshjes së financimit që kemi me kreditorët”, tha ai.