Ministri Murati s’tregon nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve

Prishtinë | 30 Sht 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk ka treguar nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë, raporton Ekonomia Online.

“Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka thënë shkurtimisht Murati pa dhënë shumë detaje.

Këto komente ai i bëri pasi intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria.

Të mërkurën e 28 shtatorit, Sindikata e Bashkuar për Arsim e Kosovës (SBAShK) kërkoi nga ta që të japin mendimin për pezullimin e mundshëm të grevës deri në janar dhe nisjen e procesit mësimor të hënën e parë të tetorit.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse mësimi nuk nis më 3 tetor, ky organ do të kërkojë “çregjistrim masiv” të nxënësve nga shkollat.


Të ngjashme