Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, zhvilloi sot takim virtual me FMN-në, ku u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Gjatë takimit, Murati i falënderoi përfaqësuesit e FMN-së për urimin dhe mirëpriti gatishmërinë e FMN-së për të bashkëpunuar dhe mbështetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në realizimin e objektivave të Ministrisë, të cilat janë në harmoni me objektivat e FMN-së.
Ndërsa, përfaqësuesit e FMN-së e uruan ministrin për detyrën e re dhe shprehën gatishmërinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.