Ministri Mustafa zhvilloi takim virtual me drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik nga USAID

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik nga USAID, Joshua Mike dhe specialisten e menaxhimit të projekteve në USAID, Besa Ilazi.

Ministri së bashku me z. Mike dhe znj. Ilazi diskutuan për nevojat, pengesat dhe mundësitë e sektorit privat pas situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjithashtu, ministri Mustafa shpalosi vizionin dhe programet zhvillimore që po zbatohen në përkrahje të tri sektorëve të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Të ngjashme