Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, në vazhdën e vizitave të organizuar në shënim të 25 Majit – Ditës së Verës në Rahovec, ka vizituar verarinë “Illyrian Wine”.
Nga aty, Peci u njoftua për procesin e përpunimit të verës nga menaxheri i kompanisë, Bejtullah Haxhimurati.
Ministri Peci u zotua që ky sektor do të përkrahet nga dikasteri që ai e drejton.