Ministri Rikalo largohet nga Kuvendi

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 10:57 | Nga Kaltrina Zymberi

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo është larguar nga Kuvendi. Kuvendi po mban seancë të re, në të cilën, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pritet të mbahet interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, raporton Ekonomia Online.

Kërkesa për interpelancë është bërë nga grupi i deputetëve të LDK-së pasi disa qytetarë dolën publikisht për ta akuzuar ministrin Rikalo për përfshirje të tortura ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1990. Rikalo i ka mohuar akuzat.

Vetë Haradinaj, në një deklaratë të lëshuar pas këtyre akuzave, duke iu referuar informatave të marra nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e Rikalos në aktivitetet e përmendura “nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla”.

Ndërkohë Prokuroria e Shtetit ka thënë se është në proces të mbledhjes së dëshmive dhe se prret që ta intervistojë edhe vetë ministrin për pretendimet ndaj tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme