Ministri turk i Mbrojtjes sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Maqedoncin

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler do të qëndrojë sot në Kosovë për vizitë zyrtare.

Me këtë rast ai do të takohet me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit, takimi pritet të nis nga ora 09:00, teksa duke filluar nga ora 10:45 do të ketë edhe konferencë për media.

Guler gjithashtu do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani, duke filluar nga ora 13:35.

Të ngjashme