Ministri Veliu priti ambasadorin e Turqisë në Kosovë në Kosovë

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Agim Veliu, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos sa i përket bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Turqisë.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi prioritet e MPBAP-së, në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, reformën në administratën publike, luftimin e të gjitha formave të krimit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ministri Veliu u zotua se Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ta bëjë institucion transparent dhe kredibil, një institucion të besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tonë ndërkombëtarë.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar, e uroi ministrin për detyrën dhe shprehu përkushtimin e vendit të tij në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme